Hajduku i Splitit fitoi 2-0 në shtëpi kundër Slaven Belupo sonte. Golin e parë të ndeshjes e realizoi Emir Sahiti, 22-vjeçari i Shqipërisë U21.
Ishte minuta e 35-të kur sulmuesi anësor nisi një inkursion të bukur. Asnjë lojtar kundërshtar nuk e frenoi dot dhe Sahiti realizoi një gol të mrekullueshëm.
https://streamable.com/si8y4h
Ky ishte goli i parë sezonal në elitën e futbollit kroat për lojtarin shqiptar, ndërsa Hajduku siguroi fitoren e tretë në pesë ndeshje. /abcnews.al