Sevilla arriti një tjetër fitore në kampionat pas asaj në derbin kundër Betis. Djemtë e Julen Lopeteguit mposhtën 2-0 në fushën e tyre ekipin e Elches dhe e shohin veten në garën për titullin.
Miqtë rezistuan mirë 43 minuta, por u dorëzuan përballë Youssef En-Nesyri. Sulmuesi maroken po kalon një formë fantastike dhe kaloi ekipin e tij në avantazh pas një krosi të marrë nga Suso.
FINAL #SevillaFCElche 1-0
⚽ @ennesyri9 y ‘Mudo’ Vázquez.
⛔ Portería a cero de @Bonoyass.
❤ ¡TRES PUNTOS para el @SevillaFC! #ResultadosLS #LaLigaSantandeer pic.twitter.com/DjxMUHAz1L— LaLiga (@LaLiga) March 17, 2021
Kërcim i bukur i 23-vjeçarit dhe finalizim me kokë. Goli i qetësisë erdhi në minutën e fundit të ndeshjes dhe atë e realizoi Franco Vazquez falë një veprim fantastik me finte.
Suksesi i sotëm e ka ngjitur skuadrën andaluziane në vend të katërt me 53 pikë. Atletico Madrid kryesuese është 9 pikë larg, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe 11 javë kampionat. /abcnews.al