Tifozët e Partizanit shijuan emocione të mrekullueshme 12 majin e vitit të kaluar. Të fitosh titullin kampion pas 26 viteve, aq më tepër duke e vulosur pas një fitore në derbin ndaj rivalëve të urryer prej një jete, është diçka që ndodh rrallë dhe nuk harrohet kurrë.
“Demat” ia dolën, Eraldo Çinari shënonte dy herë atë pasdite, djemtë e Skënder Gegës triumfuan 2-1 kundër Tiranës, kryeqyteti u vesh i kuq dhe u pushtua nga koret e festa e tifozëve në ekstazë. Ishte 12 maji i vitit 2019, fiks një vit më parë.
Partizani fitonte titullin e 16-të në histori dhe tersi çerekshekullor thyhej më në fund. Klubi i është rikthyer sërish atyre emocioneve, duke postuar një video fantastike në rrjetet sociale dhe rikujtuar popullit të kuq një datë historike. /abcnews.al