VIDEO | Një venezuelian ndëshkon Napolin, “Dallëndyshet” në festë

schedule21:13 / 21/02/2020

Është zhbllokuar ndeshja midis Brescias dhe Napolit. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 26-të me anë të Jhon Chancellor. Mbrojtësi nga Venezuela shfrytëzoi një goditje këndi të Tonalit dhe realizoi me kokë.

Një avantazh i çmuar për “Dallëndyshet” që renditën në vend të parafundit, teksa Napolit të Gattusos i vështirësohet marrja e fitores në këtë përballje. /abcnews.al

schedule21:13 / 21/02/2020