Shpejtësia dhe një parakalim i gabuar në një vend zonë problematike në aksin Elbasan-Peqin për pak i ka kushtuar jetën pasagjerëve të dy makinave.
Abcnews.al mëson se në aksident janë përfshirë një makinë tip “Mercedes” dhe një tjetër tip “Ford”. Kjo e fundit është përmbysur në rrugë, ndërsa mjeti tjetër ka përfunduar në kanal disa metra më tej.
Policia bën me dije se nga aksidenti ka mbetur një vajzë e lënduar, ashtu siç raportoi paraprakisht abcnews.al, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar.
Aksidenti ka ndodhur një kilometër pa hyrë në Papër, në një zonë problematike, ku pak javë më parë kanë ndërruar jetë tre persona për shkak të një aksidenti të ngjashëm.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugore Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.T., 53 vjeç, banues në Librazhd, është përlasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.M., 22 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasia A.K., banuese në Elbasan, e cila ishte pasagjjere në mjeti tip “Ford”, dhe ndodhet nën kujdesine mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /abcnews.al





