VIDEO/ Një Inter i “çmendur” shtang PSG-në, “zikaltërit” triufmojnë në Tokjo

schedule14:16 - 1 Gusht, 2023

schedule 14:16 - 1 Gusht, 2023

Ndryshe nga çfarë pritej, “zikaltërit” e Inter kanë arritur të surprizojnë “gjigandët” francezë të PSG, në miqësoren e “luksit”, të zhvilluar në arenën “New National Stadium” të Tokjos, duke i mundur kampionët e Ligue 1, me rezultatin 1 me 2, pas një përmbysjeje fantastike.

Pavarësisht rasteve të shumta në pjesën e parë të sfidës, ndeshja arriti të zhbllokohej vetëm në minutën e 60’ të sfidës, ku pas një pastimi fantastik nga Carlos Soler, “lutizani”, Vitinha shtang portierin “zikaltër” me një goditje potente nga jashtë zonë, duke i dhuruar kështu “gjigandëve” francezë avantazhin e kërkuar prej kohësh.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi dy gola të shpejtë nga Sebastiano Esposito e Stefano Sensi, në minutat 81’ e 83’ të sfidës shtangën “parisienët”. Protagonist në këtë ndeshje ishte gjithashtu dhe transferimi më i ri i “zikaltërve”, Davide Frattesi, i cili ishte asistuesi në të dy golat “zikaltër”.

Pas kësaj miqësoreje, tashmë italianët e Inter kanë “testin” e radhës parasezonal më 9 gusht, ku do të përballen me kampionët austriakë të Salzburg, ndërsa PSG do të ndeshet paraditen e së enjtes me koreano-jugorët e Jeonbuk. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Vitinha, 1-0:

Goli i Sebastiano Esposito, 1-1:

Goli i Stefano Sensi, 1-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!