Protesta e gjashtë e opozitës u mbajt pasditen e sotme me të njëjtin skenar, dhunë, xhiro nëpër Tiranë, molotovë e fishekzjarre.
Teksa besimtarët festojnë Sulltan Nevruzin, demokratët ‘festojnë’ me molotovë dhe fishekzjarre drejt institucioneve.
Në pamjet e filmuara me dron nga ABC News, parlamenti duket të jetë skena e fundit e protestës, e cila sikundër duket edhe në pamje përfundoi në një grusht njerëzish të dhunshëm.
Sakaq, nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve janë lënduar dy policë që po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. / abcnews.al /


