VIDEO/ Një gol si Beckenbauer, mbrojtësi anglez dërgon topin në rrjetë si “Kaiser Franz”

schedule18:16 - 23 Korrik, 2024

schedule 18:16 - 23 Korrik, 2024

Kur flasim për lojtarë të prapavijës që tundin rrjetën, na vjen në mendje një emër.

Ky është Franz Beckenbauer, ish-kapiteni i Gjermanisë dhe “Bavarezëve” të Bayern Munich, që e kishte golin në gjak, edhe pse luante 70 apo 80 metra larg portës kundërshtare. Një mbrojtës anglez, ndërkaq, duket sikur veshi për një ndeshje te vetme kostumin sportiv të “Kaiser Franz” duke shënuar një rrjetë të madhe.

Ryley Towler, futbollist i Portsmouth pati një moment fantastik në ndeshjen miqësore kundër një ekipi amator si Havant & Waterlooville FC.

Ai luajti 26 ndeshje sezonin e kaluar për Portsmouth duke qenë një nga protagonistët kryesor që ekipi u kthye në Championship, në kategorinë e dytë në Angli, por natyrisht, ambicia e tij është që të luajë në Premier League.

E vërtetë që ishte një miqësore, pa presion dhe nivel tepër të lartë, por Towler rikujtoi pikërisht legjendën Beckenbauer që nuk ngurronte të dilte në sulm dhe të shënonte gola të veçantë siç ishin ata në finalet e Kupës së Botës 1966 në Angli, ndaj Zvicrës apo Bashkimit Sovjetik. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!