VIDEO/ Një gol mjafton në “San Siro”, Theo Hernandez i jep fitoren “Djallit” ndaj kampionëve të Italisë

schedule22:45 - 11 Shkurt, 2024

schedule 22:45 - 11 Shkurt, 2024

Një gol mund të duket pak, por mjafton për të siguruar 3 pikë “të arta”. “Djajtë” e Milan kanë vijuar ecurinë e tyre pozitive, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë mundur me rezultatin, minimal 1 me 0, “Bluë” e Napoli, në përballjen e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 25’-të, ku pas një aksioni të rrufeshëm të djemve, të teknikut, Stefano Pioli, anësori francez i mbrojtjes, Theo Hernandez shfrytëzon më së miri, një pasim nga Rafael Leao, për ta dëguar topin në rrjetën e kampionëve në fuqi të Italisë, duke siguruar fillimisht avantazhin e më tej 3 pikët e plota.

Falë këtij rezultati, skuadra e Milan ngjitet në kuotën e 52 pikë, duke qëndruar tanimë vetëm 1 pikë pas “Bardhezinjve” të Juventus, të cilët ende nuk e kanë zhvilluar sfidën e tyre, e cila është planifikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e së hënës. Ndërkaq, skuadra e Napoli mbetet në vendin e 9-të të tabelës, me vetëm 35 pikë.  /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!