VIDEO | Një gol i çuditshëm dhe surpriza, çfarë ndodhi në Kupë

schedule09:05 - 19 Shtator, 2019

schedule 09:05 - 19 Shtator, 2019

Dita e djeshme pa në fushë të gjitha ekipet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë, pasi u zhvilluan takimet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Këtë vit munguan goleadat e frikshme, siç ka ndodhur në të shkuarën. Bylisi ishte ekipi që regjistroi fitoren më të thellë, 4-1, kundër Pogradecit në transfertë.

Katër gola shënoi edhe Skënderbeu ndaj Devollit, por korçarët e kanë pësuar një. Partizani, Teuta dhe Kukësi i kaluan me sukses ndeshjet e para. Të kuqtë thyen Vorën me rezultatin 3-0, Kukësi 3-1 mposhti Shkumbinin, ndërsa Teuta triumfoi në Pukë ndaj Tërbunit me shifrat 0-2. Dje pati edhe surpriza.

Laçi nuk ia doli të shënojë në portën e Elbasanit, në një ndeshje ku Starova kishte lënë pushim titullarët. Barazoi pa gola edhe Tirana, që ishte vënë përballë Shënkollit. Nga ekipet e Superiores u mposht vetëm Flamurtari. Vlonjatët u thyen 3-2 nga Veleçiku në Shkodër dhe ky ishte rezultati më i papritur.

Vllaznia dhe Luftëtari festuan fitoren minimale 1-0 në transferta, respektivisht ndaj Burrelit dhe Turbinës. Gjirokastritët iu falën një goli të Filit me penallti, ndërkohë që cërrikasit kanë shfaqur pakënaqësi për gjykimin. Sa i takon Vllaznisë, shkodranët triumfuan ndaj Burrelit me një gol të çuditshëm të Wenderson.

GRUPI A
Vora-Partizani 0-3
Tërbuni-Teuta 0-2
Veleçiku-Flamurtari 3-2
Shënkolli-Tirana 0-0
Iliria-Kastrioti 2-1
Burreli-Vllaznia 0-1
Erzeni-Dinamo 3-0
Korabi-Besëlidhja 2-1

GRUPI B
Shkumbini-Kukësi 1-3
Devolli-Skënderbeu 1-4
Elbasani-Laçi 0-0
Turbina-Luftëtari 0-1
Apolonia-Kamza (nuk u zhvillua)
Pogradeci-Bylis 0-4
Egnatia-Besa 0-1
Lushnja-Oriku 2-1

Goli i shënuar nga braziliani Wenderson, pamjet ShkodraSport.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!