Vllaznia është në kërkim të përforcimeve dhe drejtuesit po tentojnë me ngulm të afrojnë edhe një mbrojtës qendre. Deri në Brazil po kërkohet dhe në Shkodër ditën e djeshme ka zbarkuar një lojtar nga vendi i “Samba”-s.
Cassius Vinicius Coelho, ose thjesht Cassius. Qendërmbrojtësi është 25 vjeç dhe nëse nënshkruan për Vllazninë, që me gjasa do të ndodhë, për të do të jetë eksperienca e tretë në Europë.
https://youtu.be/PvgC0DEoCmc
Për herë të parë, shtatlarti zbarkoi në Moldavi në vitin 2018 dhe iu bashkua skuadrës së Zimbru. Në moshë të re, Cassius ka qenë pjesë e skuadrave të Serie A në Brazil, si Portuguesa dhe Santos, por pa mundur të debutojë.
URT, Gremio Anapolis dhe Anopolina janë ekipet e tjera me të cilat është aktivizuar mbrojtësi brazilian. Sezonin e shkuar ai ka provuar edhe një eksperiencë në ligën e tretë portugeze, me skuadrën e Amora.