Gola dhe surpriza në Bundesligën gjermane. Hoffenheim ka befasuar Bayern Munchen me rezultatin 1-2, duke siguruar një fitore të artë në transfertë. Ekipi i Kovac vinte nga një moment fantastik, që përkoi me fitoren 2-7 përballë Tottenham në Champions League, por sot dështoi plotësisht.
Një dygolësh i armenit Adamyan mposhti Bayernin, të cilit nuk i mjaftoi rrjeta e polakut Lewandovski. Kjo ishte humbja e parë e ekipit bavarez në kampionat dhe vetëm Wolfsburgu është ekipi që nuk ka ka provuar ende një shije të tillë.
Dortmundi ngec në Freiburg. Verdhezinjtë ishin shumë afër fitores, por një autogol i zviceranit Akanji në minutën e fundit i siguroi një barazim 2-2 ekipit të Amir Abrashit, i cili u aktivizua për 75 minuta.
Leverkusen dhe Leipzig ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, ndërsa Paderborni i Klaus Gjasulës (u aktivizua 64 minuta) doli pa pikë nga dueli kundër Mainzit dhe mbetet në vend të fundit me 1 pikë. Trafik i madh në krye të renditjes me 5 ekipe me nga 14 pikë. /abcnews.al
Bayer Leverkusen – Leipzig 1-
(Volland 66’ / Nkuku 78’)
Bayern Munchen – Hoffenheim 1-2
(Lewandovski 73’ / Adamyan 54’, 79’)
Freiburg – Borussia Dortmund 2-2
(Waldschmidt 55’, Akanji (aut) 89’ / Witsel 20’, Hakimi 67’)
Paderborn – Mainz 1-2
(Zolinski 14’ / Quaison 8’, Brosinski (pen) 32’)