Punëtorët në një furrë buke në qytetin e vogël të Avon, Konektikat, po ngarkonin biskota në një furgon dërgesash të mërkurën kur u shfaq një ari.
Punëtorët e furrës së bukës u frikësuan dhe ikën nga dhoma ku hyri ariu.
Kafsha sulmoi personin e parë që gjeti dhe më pas tërhoqi zvarrë një enë me 60 ëmbëlsira nga furra në një parking aty pranë.
Ndërkohë, ariu u largua përpara se të arrinte policia.
Konektikati njihet si shtëpia e 1000 deri në 1200 arinjve të zinj, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit./abcnews.al