Natyra takohet me ëmbëlsinë/ Pasha Ceka nga Ulqini, 15 vite që përgatit ëmbëlsira bio

schedule21:03 - 5 Korrik, 2025

schedule 21:03 - 5 Korrik, 2025

Ëmbëlsirat të shijojnë, e për më tepër kur ato realizohen me produkte bio e me recetat e duhura…

Pasha Ceka nga Ulqini promovon prodhimtarinë e zonës, por edhe atë që realizon së bashku me familjen e saj prej 15 vitesh. Ajo thotë se tashmë pas kaq shumë mund e përpjekje, prodhimi i produkteve bio po vlerësohet nga konsumatorët, pavarësisht njohjes ose jo të recetave.

Së bashku me familjen e saj, Pasha ka dhe pemëtarinë saj, aty ku mbjell, rrit e më pas vjel frutat e nevojshme me të cilat krijon ëmbëlsirat, të cilat janë të ndryshme e të shumta.

Pasha thotë se veç pemëve frutore që ka në kopshtin e saj, shumë bimë të tjera që janë medicinale dhe shërbejnë për kurimin e disa sëmundjeve, i mbledh në male, aty ku lartësia shkon rreth 500 metra mbi nivelin e detit.

Produktet bio të çdo treve të vendit tonë kanë tërhequr jo pak vëmendjen dhe vlerësimin e turistëve të huaj, të cilët shijojnë kulinarinë tradicionale aq të ndryshme, të veçantë, por të papërsëritshme që ofrojnë dhe përgatisin amvisat tona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!