VIDEO/ Nisin homazhet për Ismail Kadarenë në TKOB, qytetarët i japin lamtumirën gjeniut të letrave shqipe

schedule09:42 - 3 Korrik, 2024

schedule 09:42 - 3 Korrik, 2024

Qytetarët po i japin lamtumirën e fundit shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së hënës në moshën 88 vjeçare.

Homazhet po mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, politikës e personalitete të njohura të artit.

“Ajo që të bën përshtypje është fakti që është menduar mirë në të gjithë elementet siç duhet të ishte një ceremonial për një figurë kaq poliedrike. Që në hyrje ekspozohen të gjithë veprat e tij dhe në skenë është vendosur arkmorti. Është një simbolikë e fortë pasi Kadare ka shkruar Libretin e baletit dhe pak muaj më parë kjo vepër është rivënë në skenë. Ka bashkëpunuar edhe me figura të tjera të rëndësishme si kompozitori Feim Ibrahimi.”, raportoi gazetarja Leontina Nika.

Në orën 11:30 do të mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të nisë kortezhi i përcjelljes për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.

Në 13.00 do të mbahet një minutë heshtje.

Ismail Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer shqiptar jashtë vendit (në 45 gjuhë). Ai ishte gjithashtu fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare si dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel./abcnews.al