VIDEO/ Kthehen në Itali 12 emigrantët e Gjadrit, pas vendimit të Gjykatës së Romës, vendet e tyre cilësohen të pasigurta

schedule09:09 - 19 Tetor, 2024

schedule 09:09 - 19 Tetor, 2024

Një anije e rojes bregdetare Italiane ka mbërritur në Portin e Shëngjinit për të marrë emigrantët që ndodhen në qendrën e Gjadrit.

Mësohet se emigrantët pasi janë marrë nga kampi i Gjadrit kanë mbërritur në Shëngjin. Në pamjet shihet edhe momenti kur emigrantët pasi mbërrijnë në Shëngjin hipin në anije dhe janë nisur drejt Italisë.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, të 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të zhvendosen në Itali. Ky ishte vendimi i gjykatës në Romë lidhur me emigrantët e parë që u sollën në Gjadër si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve për azilkërkuesit.

Gjyqtarët njoftuan se ky vendim është ndërmarrë në përputhje me legjislacionin e gjykatës evropiane të drejtësisë. Institucioni evropian më 4 tetor përpara hapjes së emigrantëve në Shqipëri, nën juridiksionin italian, vendosi për azilkërkuesit e vendeve të pasigurta.

Sipas këtij vendimi, që të konsiderohet një vend i sigurt, do të thotë që atje nuk mund të ketë persekutim, diskriminim apo torturë në asnjë zonë të territorit.