Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e opozitës, ku prej orës 17:00, janë bllokuar disa nga akset kryesore në vend.
ABC News ka siguruar pamje nga bllokimet e disa prej akseve, nga protestues të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.
Në Elbasan, është bllokuar rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe rrethrrotullimi i Rrogozhinës.
Ndërkaq, në Milot protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor.
Protestuesit kanë bërë bllokim të rrugës edhe në aksin Levan-Tepelenë, te rrethrrotullimi i Levanit.
Ndër akset e bllokuara, është edhe një pjesë e autostradës Durrës-Tiranë.
Te mbikalimi i Shkozetit, bllokimi i rrugës është kryer jo vetëm nga protestues, por edhe deputetë të opozitës.