VIDEO/Nis ndërtimi i skenës së Eurovisionit, Holanda tregon çfarë do ndodhë me testet e Covid-19

schedule17:06 - 11 Prill, 2021

schedule 17:06 - 11 Prill, 2021

Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit europian të këngës “Eurovision Song Contest”.

Sot ka nisur ndërtimit i skenës në Rotterdam, ku do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Europa, Izraeli dhe Australia.

Organizatorët kanë lejuar sot gazetarët që të hynë brenda arenës “Ahoy” në Rotterdam për të parë nga afër fillimet e punës për ndërtimin e skenës së festivalit, i cili për shkak të pandemisë vitin e kaluar u anulua.

Bashkë me ndërtimin e skenës, pranë saj është ngritur edhe qendra e testimit për COVID-19, ku për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjitha ekipet dhe gazetarët para se të hyjnë në arenë duhet t’i nënshtrohen testimit.

Producent Ekzekutiv i Eurovision 2021, Sietse Bakker është shprehur:  “Qëllimi ynë është i qartë: të parandalojmë transmetimin e virusit gjatë ngjarjes. Nëse dikush rezulton pozitiv, protokolli ynë i izolimit hyn në fuqi, ne mbështesim autoritetet përkatëse me kërkime gjurmuese dhe marrim masa shtesë kur është e nevojshme. Nëse një pjesëmarrës nuk është në gjendje të interpretojë drejtpërdrejt, do të përdoret regjistrimi reserve”.

Kujtojmë Eurovisioni këtë vit do të mbahet nga datat 18,20 dhe 22 maj. Shqipëria do të përfaqësohet nga ëngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!