Pas pësimit të golit të dytë, “Verdhekuqtë” e Roma-s janë hedhur në sulm, për të gjetur golin dhe vetëm 13′ minuta pas rrjetës së Olivier Giroud ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e kryeqytetasve, në “mitikun” e Milanos, “San Siro”.
Pas një ndërhyrjeje të gabuar, të kapitenit, Davide Calabria, arbitri kryesor, Marco Guida nuk heziton të akordojë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “fantazisti”, argjentinas, Leandro Paredes nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: