Tirana ka shënuar dy gola brenda gjashtë minutash në takimin kundër Vllaznisë, që ka startuar në orën 17:00 në Selman Stermasi. Fillimisht, ishte Torassa ai që shënoi në minutën e 30-të, pas një asisti të Ngoo.
Gjashtë minuta më vonë, bomberi anglez do të shënonte dhe vetë, duke çuar shifrat në 2-0. Doka shërben në mënyrë të shkëlqyer për gjigantin bardheblu dhe i vetëm përballë portierit, Ngoo shënon me një gjuajtje të bukur./abcnews.al
Superiore, java 30
Tirana – Vllaznia 2-0
Torassa 30’, Ngoo 36’
https://streamable.com/1x9bhs