Mesdita e kësaj të diele rezervoi një përballje fantastike në Kampionatin holandez të futbollit, Eredivisie, ku në “Johan Crujiff Arena” të Amestardamit, Ajax përballet me skuadrën e Feyenoord, në një “klasike” të vërtetë holandeze.
Mirëpo, kur kronometri shënonte minutën e 44-t të pjesës së parë, tifozët vendas të Ajaxit nuk po e përballonin aspak humbjen me rezultatin e thellë 0-3 dhe hodhën tymuese në fushë, duke e detyruar arbitrin të ndërpriste ndeshjen,
Feyenoord e nisi vrullshëm takimin dhe shënoi dy herë brenda 18 minutave me sulmuesin 22-vjeçar Santiago Gimenez, ndërsa më pas në të 37-ën ishte Igor Paxaio që shënoi edhe golin e tretë dhe tashmë, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me mbarëvajtjen e ndeshjes. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: