Duhet të ishte një banesë që do t’i siguronte një jetesë normale, me familjen e saj, por për 12 vjecaren në fshatin Sheqisht në Fier, u kthye në shtëpi ferri.
Duhet të ishte vendi i ngrohtë, ku thurte ëndrra si cdo fëmijë, luante me lodra me motrat e vëllezërit, por në fakt për të ishte një godinë e akullt makthesh, të cilën një ditë vendosi ta braktisë, të largohet dhe të denoncojnë atë që duhet të ishte heroi i saj, por që në fakt rezultoi ‘vrasësi’ i ëndrrave të saj, duhet t’i dhuronte asaj kujtimet më të dashura të fëmijërisë, por në fakt i dhuroi torturën, dhunën… përdhunimin.
Në banesë gjithcka është rrëmujë, lodrat janë përdhe, ndërsa kushtet e vështira ku familja Meta jetonte, duken qartë.
Ndërsa mban në krah më të voglin e fëmijëve, nëna e 12 vjecares e përlotur, kërkon drejtësi për të bijën, por njëkohësisht edhe ndihmën e shtetit për të rritur të vegjlit
“Të marrë dënimin e merituar, po shteti të më ndihmojë se jam mes katër rrugëve me fëmijët’ shprehet ajo./abcnews.al

