VIDEO/ Ngatërroi 15 vjeçaren me rrëmbyesin, momenti kur policia e qëllon për vdekje

schedule15:10 - 2 Prill, 2024

schedule 15:10 - 2 Prill, 2024

Janë bërë publike pamjet e një ngjarje të rëndë, ku polica ka ngatërruar një 15-vjeçare me personin që e kishte rrëmbyer, duke e qëlluar për vdekje. Vajza u qëllua nga policia teksa po vraponte në drejtim të tyre për ndihmë pasi u rrëmbye nga babai i saj.

Savannah Graziano, 15 vjeç, u vra më 27 shtator 2022, pasi babai i saj, Anthony John Graziano, 45 vjeç, kishte vrarë gruan e tij Tracy Martinez dhe kishte rrëmbyer vajzën e tij.

Në pamje, Savannah mund të shihet duke ndjekur udhëzimet e oficerëve, duke u zvarritur në duar dhe gjunjë përgjatë autostradës 15 në Kaliforni. Videoja tragjike e të shtënave me armë u publikua të hënën pas kërkesës së vazhdueshme të gazetarëve.

Kur nëna e 15-vjeçares u vra, hetuesit ngritën një alarm për vajzën e saj adoleshente dhe reaguan shpejt kur një qytetar e pa atë me të atin.

Oficerët e policisë së San Bernardino u përpoqën të ndalonin kamionin e Anthony Grazianos pak para orës 11 të mëngjesit, kur u qëlluan nga babai, i cili mbante një armë gjysmë automatike, thanë zyrtarët e departamentit të sherifit.

Autoritetet e ndoqën kamionin për disa milje ndërsa babai vazhdoi të qëllonte kundrejt tyre.

15-vjeçarja Savannah shihet më pas duke dalë nga makina ndërsa një oficer policie thotë në radio: “Vajza është jashtë, e mitura është jashtë. Doli nga ana e pasagjerit”.

Fillimisht vajza ishte strukur në rrugë por më pas nisi të lëvizte me shpejtësi drejt policisë, kur papritur dëgjohet një e shtënë.

/abcnews.al