VIDEO/ Ngatërrohet Himni Kombëtar Shqiptar, Luiza Gega kundërshton në podium

schedule23:36 - 1 Korrik, 2022

schedule 23:36 - 1 Korrik, 2022

Gafë në nivelet e amatorizmit nga organizatorët e Lojrave Mesdhetare Oran 2022. Gjatë ceremonisë që kulmoi me dorëzimin e medaljes së artë, Luiza Gega nuk arriti të nderonte Himnin Kombëtar Shqiptar.

Shikoni se si reagon rekordmenia e lojrave mesdhetare në garën e 3000 metrave në momentin që priste të dëgjonte Himnin Shqiptar por nuk ndodhi aspak kështu. Pasi këmbënguli që të luhej himni, gafa u korrigjua.