Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë jugun e vendit, duke sjellë erë të fortë dhe reshje shiu në disa zona bregdetare.
Në zonën e Rradhimës, pushuesit janë detyruar të lënë plazhet për shkak të erës së fortë, e cila ka vështirësuar qëndrimin në bregdet dhe ka ndryshuar ndjeshëm kushtet e motit.
Ndërkohë, reshje intensive shiu kanë përfshirë edhe Himarën, duke bërë që shumë pushues të largohen nga plazhet dhe të ndërpresin aktivitetet e tyre në bregdet.



