VIDEO/ Nga sot zonë e gjelbër, vlonjatët dynden në shëtitore

schedule19:52 - 11 Maj, 2020

schedule 19:52 - 11 Maj, 2020

Qyteti i Vlorës i është shtuar hartës së zonave të gjelbra në vend. Dita e parë e liridaljes ka shtuar qarkullimin e automjeteve por edhe shëtitjen e qytetarëve.

Gjatë ditës së sotme qytetarë të shumtë të këtij qyteti kanë shfrytëzuar orët e lira por edhe motin e ngrohtë e me diell për të dalë e të për të kryer pazaret por edhe shëtitjet buzë detit.

Edhe pasditen e sotme, shëtitorja e Lungomares në Vlorë është tepër e populluar.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News qytetarë të shumtë shihen buzë detit duke shëtitur dhe pushuar pas izolimit për gati 2 muaj.

Liridalja e qytetarëve në zonat e gjelbra do të jetë deri në orën 21:00 të mbrëmjes.

Ndërkohë nga sot janë hapur me rregulla dhe protokolle strikte, parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!