VIDEO / “Nga “shesh-përshesh” i armikut në model të shkëlqyer”, Rama: Vetëdije qytetare në tregun e ish-Kombinatit

schedule10:54 - 11 Prill, 2020

schedule 10:54 - 11 Prill, 2020

Tregu i ish-kombinatit ka qenë problematik që në fillim kur u vendosën masat shtrënguese nga qeveria, për shkak të pandemisë.

Duke parë dyndjen dhe fluksin e qytetarëve në këtë treg, qeveria dhe Bashkia e Tiranës morën masa që të eliminonin sa më tepër dyndjen dhe të ruanin distancën e detyruar.

Në hyrje të këtij tregu u krijua një tunel dezinfektimi nga ku qytetarët duhet të kalonin.

Që nga fillimi policia, ushtria dhe policë të bashkisë qëndrojnë në hyrje të këtij tregu ku sigurojnë respektimin e masave detyruese dhe diktojnë mbajtjen e radhës nga qytetarët.

Siç shihet edhe në këtë video qytetarët duket se kanë filluar ndërgjegjësimin dhe ruajnë radhën dhe distancën nga njëri-tjetri.

Kryeministri Rama përmes një mesazhi në facebook ka postuar foto nga ky treg duke theksuar se durimi dhe rregulli e kthyer tregun në një model  të shkëlqyer vetëdije qytetare.

“? JA QË S’ËSHTË PUNË FASHE ORARE, PO THJESHT ÇËSHTJE DURIMI E RREGULLI?

*Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: FITOREN E AFËRT TË SHQIPTARËVE??”, shkruan kryeministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!