VIDEO/ Nga sherri me gruan tek të shtënat ndaj policisë, çfarë po ndodh në Elbasan

schedule14:09 - 24 Shtator, 2020

schedule 14:09 - 24 Shtator, 2020

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan këtë të enjte.

Një 71-vjecar i identifikuar si Lefter Zhidru pas një sherri me bashkëshorten ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë.

Sipas policisë rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” gruaja e agresorit ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur dy të rinj përkatësisht 22 dhe 21 vjeçarë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë për tu dorëzuar.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

 

N.D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!