VIDEO | Nga Rusia e largët, në Sllovaki: shtylla e rrjeta kuqezi

schedule09:37 - 24 Nëntor, 2019

schedule 09:37 - 24 Nëntor, 2019

Odise Roshi ishte ai që e nisi mbarë, teksa me fanellën e Akhmat Grozny arriti të shënojë një gol të rëndësishëm dhe të godiste shtyllën tranversale. Anësori i kombëtares shqiptare e nisi titullar me skuadrën çecene dhe në fund normalisht ka qenë i lumtur. Fieraku numëron tre gola në kampionat këtë sezon.

Një tjetër lojtar që ka shënuar një ditë më parë ishte mesfushori Kristi Qose. Korçari, i cili për gati një muaj nuk mundi të luante për Ruzomberok, edhe dje nuk ishte titullar.  Ai u fut në fushë në minutën e 58-të dhe për katër minuta ia doli të hapte takimin kundër Senica (rezultati u bë 1-2 me golin e lojtarit të kombëtares), që në fund përfundoi me rezultatin 2-2.

Një përgjigje e Qoses, pas kritikave që mori për paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Francës. Trajneri Edoardo Reja e përzgjodhi titullar mesfushorin nga “Gjelave”. Sigurisht ritmi i tij nuk ka qenë i duhuri, duke qenë si vinte pas një dëmtimi.

Priložnost za Olimpijo

🥅❌ Olimpija je bila zelo blizu tretjemu zadetku v Celju. Endri Čekiči je zadel vratnico, nato je Ante Vukušić izgubil dvoboj z Matjažem Rozmanom. Prva liga Telekom Slovenije #plts #CELOLI

Gepostet von Sportal Goool am Samstag, 23. November 2019

Endri Çekiçi, autor i shtatë golave me Olimpija Ljubjana në Slloveni, dje festoi 23 vjetorin e lindjes. Skuadra e tij fitoi në transfertë kundër Celje. Mesfushori i avancuar tentoi shumë ta gjente rrugën e rrjetës, por u ndal nga shtylla. Do ishte një dhuratë e bukur për ditëlindje, por nuk ishte e shkruar. Çekiçi mund të tentojë të gjejë golin në ndeshjen e radhës.

Florian Kamberi ishte një tjetër lojtar i kombëtares, në fakt ende nuk ka debutuar, që shënoi gol ditën e djeshme. Sulmuesi i Hibernian shënoi golin që përmbysi rezultatin kundër Motherwell. Për të ishte goli i dytë sezonal dhe për nga realizimi është mjaft i bukur. /abcnews.al