Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nga një penallti për çdo pjesë, Juventusi mposht Lazion në “Olimpico”

schedule19:59 - 20 Nëntor, 2021

schedule 19:59 - 20 Nëntor, 2021

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Lazios në Olimpico në kuadër të javës së 13 të Serie A  me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që tentuan disa herë të rrezikonin portën e “bardhezinjve”, por miqtë fitojnë një penallti me Moratan e cila kthehet në gol nga kapiteni Bonucci në minutën 23.

Ky do të ishte edhe goli i  vetëm i 45 minutave të para. Pjesa e dytë nis sërish më mirë për vendasit, por pa mundur të barazojnë shifrat.



Në minutën e 83 një kundërsulm i “Zonjës së Vjetër” me Chiasën i cili përfiton nga një daljë e gabuar e portierit e Reina e më pas një ndërhyrje e gabuar e spanjollit i cili shkakton penalltinë e dytë.

Është sërish Bunocci që merr përsipër ta ekzekutojë duke u treguar i saktë dhe duke vulosur fitoren.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi barazon me pikë pikërisht Lazion, 21 dhe pozicionohet në vendin e 6.

Shikoni KËTU përmbledhjen e ndeshjes./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!