Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Neymar zbarkon në Barcelonë, nuk ka marrëveshje

schedule09:00 - 27 Shtator, 2019

schedule 09:00 - 27 Shtator, 2019

Neymar, edhe pse u mendua se nuk do të ishte vetë i pranishëm në gjyqin e hapur kundër Barcelonës, ka mbërritur në Spanjë ditën e djeshme dhe do të marrë pjesë në seancën gjyqësore të programuar sot në orën 09:45.

Në lojë janë miliona euro dhe palët nuk kanë gjetur një marrëveshje për të mos lënë gjykatën të vendosë. Nuk pritet që të ketë konsensus as në vazhdim, ndaj pritet të shikohet se çfarë do të vendoset. Palët kanë paditur njëri-tjetrin.

Barcelona pretendon 14 milionë euro, pasi bonusi do të përfitohej nga braziliani nëse rinovonte. Sulmuesi iku dhe tani kërkon edhe 26 milionët eurot e tjera, plus kamatat,. Në seancë do të jetë edhe babai i futbollistit, Neymar Da Silva, i cili është edhe agjenti i tij. Normalisht palët do të kenë në gjyq edhe avokatët e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!