VIDEO/ Neymar nuk mjafton, barazimi mund t’i kushtojë titullin PSG-së

schedule23:05 - 9 Maj, 2021

schedule 23:05 - 9 Maj, 2021

PSG nuk ia del të marrë pikët maksimale në fushën e Rennes dhe Lille është shumë afër fitimit të titullit kampion në Francë. 1-1 përfundoi sfida e luajtur sonte, që pa kampionët në fuqi të humbasin dy pikë tepër të rëndësishme.

Minuta e pestë shtesë e pjesës së parë solli golin e parë. PSG fitoi një penallti dhe Neymar nuk gaboi nga pika e bardhë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Vendasit reaguan dhe ia dolën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 70-të.

Sehrou Guirassy realizoi një gol të bukur me kokë, teksa skuadra e Pochettinos e humbi qetësinë në minutën e 87-të. Kimpembe u ndëshkua me karton të kuq dhe takimi u mbyll në barazim 1-1.

Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur në Ligue 1, aty ku kryeson Lille me 79 pikë. Tre pikë më pak numëron PSG, ndërsa më pas vjen Monaco me 74 pikë. /abcnews.al