VIDEO | Neymar e tepron me shqelmat dhe “skuqet”, ndeshje e çmendur në Paris

23:21 | 23/02/202023:210

Është mbyllur takimi mes PSG-së dhe Bordeaux, me rezultatin spektakolar 4-3. Ishin miqtë ata që shënuan të parët, me anë të Hëang, në minutën e 18-të. Pak minuta më vonë, Cavani do të barazonte për kampionët e Francës, duke shënuar golin e tij të 200-të.

Marquinhos do të përmbystë gjithçka pak sekonda para fundit të pjesës së parë, por Bordeaux nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit në fraksionin e parë të lojës, duke barazuar sërish në minutën e 45+6′.

Marquinhos në fillimin e pjesës së dytë do të shënonte sërish dhe do të çonte shifrat në 3-2, ndërsa Mbappe shënoi të katërtin për PSG-në. Bordeaux bëri një ndeshje të madhe dhe shënoi sërish me Pardo, por nuk ia doli të dalë me pikë nga kjo transfertë. Në minutën e fundit, Neymar ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje brutale ndaj një kundërshtari./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono