VIDEO | Newcastle “bujar” ndaj Leicester, Tottenham bie ndaj Southampton

schedule18:03 - 1 Janar, 2020

schedule 18:03 - 1 Janar, 2020

Tottenham Hotspurs e ka nisur mbrapsht vitin, pasi u mund nga Southampton me rezultatin minimal 1-0. Danny Ings shënoi një gol mjaft të bukur që në minutën e 17-të dhe ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho nuk ia doli dot të shënonte të paktën golin e barazimit.

Leicester e ka rigjetur rrugën e fitoreve, pasi mundi 0-3 Newcastle United. “Dhelprat” kaluan me sukses këtë transfertën të vështirë. Vendasit gabuan shumë te dy golat e parë. Perez ishte i pari që ndëshkoi “Qymyrxhinjtë”, kurse më pas ishte radha e Maddison.

Ky i fundit, me një gjuajtje të fortë shtangu portierin e Newcastle.Në asnjë moment ekipi vendas nuk ia doli të reagonte dhe në fund Leicester shënoi edhe golin e tretë, pas një aksioni perfekt. Choudhury goditi në mënyrë perfekte nga jashtë zone dhe topi shkoi në tranversë dhe përfundoi në rrjetë.

Wolverhampton bëri një hap fals këtë javë, pasi u mund 2-1 jashtë fushe me Watford. Tre pikë shprese për mbijetesën e vendasve, që e panë veten në epërsi pas gjysme ore loje. Deulofeu nuk fali me një goditje brenda zone, ndërkohë që spanjolli më pas shërbeu për Doucoure.

Lojtari i Watford, me një gjuajtje të fortë, gjeti rrugën e rrjetës për të dytën herë. Neto, pas një topi të devijuar, hapi takimin në minutën e 60-të. Kabasele la skuadrën e Watford me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me karton të kuq dhjetë minuta më vonë. Gjithsesi rezultati nuk ndryshoi dhe ekipi i Deulofeu mori tre pikë të arta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!