Pothuajse 1 orë pas mbërritjes në Stamboll “të zikaltërve” të Inter, për finalen e madhe të Champions League kanë mbërritur dhe “qytetarët” e Manchester City, të cilët janë akomoduar në hotelin e rezervuar për ta.
Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe britanike, ashtu si “zikaltërit” e Milanos, edhe Manchester City i Pep Guardiola u stërvit në qendrën e tyre stërvitore në mëngjes, përpara se të niseshin për në Turqi.
Ndërkaq, ndryshe nga tekniku Inzaghi, i cili i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, Kyle Walker nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe nuk dihet ende nëse Guardiola do ta ketë në dispozicion për finalen e madhe. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: