Fshatrat pranë Kepit të Rodonit kanë qenë epiqendër e tërmeteve. “ABC News” ishte në Shetaj, aty ku fëmijë e të moshuar, nuk vënë gjumë në sy, pasi lëkundjet janë shumë të shpeshta. 26 nëntori ka thelluar thikën në plagën e tyre të varfërisë së përhershme.
Familja e Flora Shetajt, e ka të vështirë të vërë kokën në jastëk. Pa e marrë veten nga një lëkundje, menjëherë ndjehet tjetra.
Varfërisë së përditshme, tërmeti i shtatorit dhe ai i nëntorit, i vunë kapakun. Nënë Lejma është 75 vjeç. Ajo gjithashtu kujdeset për nusen e djalit, të cilës shtëpia ju nda më dysh.
Në këtë fshat, vilat e reja e luksoze, të ndërtuara së fundmi, nuk kanë pësuar asgjë. Të pamundurit janë sërish të mposhturit, edhe nga fuqia e natyrës./abcnews.al