“Kurbinasit” e Laçit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim ditën e sotme në fushën e tyre, teksa janë ndalur në rezutlati 1 me 1, nga “shijakasat” e Erzenit në sfidën e fundit të vlefshme për javën e 32-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Përballja nisi mirë për vendasit, me talentin 19-vjeçar të mesfushës, Stiven Bibo që çoi topin në rrjetën e portierit Xhika, me një goditje fantastike nga jashtë zone në minutën e 26’-të pjesë së parë. Mirëpo, 14 minuta pas nisjes së pjesës së dytë braziliani Patrick Nonato mposht portierin Selmani, duke çuar rezultatin në 1 me 1, rezultat ky që do të përcaktonte dhe fatet e sfidës.
Me këtë rezultat, “kurbinasit” mbesin në vendin e 4-rt, me 44 pikë, ndërsa Erzeni mbetet në vendin e 7-të me 39 pikë, 2 më shumë se Kukësi i vendit të 8-të që ndodhet në zonën e “play off”-it. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Siven Bibos, 1-0:
Goli i Patrick Nonato, 1-1: