VIDEO/ Në kërkim ndërkombëtar, ndalohet në Tiranë një shtetas i akuzuar në Gjermani për mashtrim

schedule10:07 - 4 Shkurt, 2025

schedule 10:07 - 4 Shkurt, 2025

Një shtetas i akuzuar në Gjermani për mashtrim në mënyrë të përsëritur është ndaluar në Tiranë.

Gazetari Ervin Leka tha për “ABC News” se nga ana e forcave policore ka dyshime se është i përfshirë në disa biznese dhe këto detaje po verifikohen për të qartësuar nëse ka kryer vepra penale të tjera në Shqipëri.

Ndalimi i ti u bë i mundur pas finalizimit të operacionit të koduar “Operacionalja 25”, nga drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me zyrën federale të Policisë kriminale të Gjermanisë, dhe koordinimit me ENFAST.

42-vjeçari Roy Garin, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani.

Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!