VIDEO/ Në fillim flakë pastaj tym, si u hodh në erë pallati në Durrës

schedule14:13 - 10 Maj, 2022

schedule 14:13 - 10 Maj, 2022

Është shembur me shpërthim të komanduar pallati 6-katësh në Durrës ditën e sotme.

Nga shpërthimi nuk raportohet për probleme dhe dëmtime anësore.

Banorët e lagjes 13 në Durrës janë lajmëruar dje nga ana e IKMT-së, që sot ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.

Pallati ishte planifikuar për tu shembur pasi është dëmtuar shumë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të.

Njoftimi i IKMT-së:

Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC,  në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00”, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!