Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Në Camp Nou luhet vetëm 10 minuta, Barcelona-Sevilla mbyllet në paqe

schedule22:58 - 4 Tetor, 2020

schedule 22:58 - 4 Tetor, 2020

Është mbyllur takimi mes Barcelonës dhe Sevillas, me të dyja ekipet që kanë marrë nga një pikë pas barazimit 1-1. Të dy golat e sfidës, janë shënuar që në 10 minutat e para të sfidës.

Fillimisht, ishte Lucas Ocampos që kaloi në avantazh Sevillan, në minutën e 8-të të sfidës. Sulmuesi anësor përfitoi nga një top i mbetur në zonë gjatë zhvillimit të një goditje këndi dhe lëshoi një predhë me të majtën, duke mposhtur Ter Stegen.

Barcelona reagoi shumë shpejt dhe dy minuta më vonë, i “rilinduri” Philippe Coutinho barazoi, duke konkretizuar me gol një aksion shumë të bukur dhe të shpejtë të Barcelonës. Në 80 minutat e mbetura të sfidës, raste patën të dyja skuadrat, por goli mungoi, duke lënë rezultatin final të takimit në 1-1./abcnews.al



GOLAT/ BARCELONA  1-1  SEVILLA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!