VIDEO/ Ndoj pas dy eurogolave: Akoma nuk e besoj, emocione të mëdha

schedule23:03 - 2 Prill, 2021

schedule 23:03 - 2 Prill, 2021

Emanuele Ndoj ka shënuar dy gola mjaft të bukur në triumfin qe Brescia arriti kundër Pordenone me rezultatin 4-1. “Dallëndyshet” janë pranë zonës së “Play-off” dhe luftojnë deri në fund për të siguruar ngjitjen në Serie A.

Mesfushori mirditor, pas ndeshjes së sotme ka folur për DAZN dhe nuk e beson atë që ka bërë. jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as momenti i vështirë që ka kaluar kohët e fundit prej dëmtimit që e la jashtë fushave të blerta për gati katër muaj.

https://twitter.com/i/status/1378076406291255296

“Për mua ishte diçka shumë emocionuese. U ktheva si titullar pas një periudhë të keqe. Shënova dy gola, por akoma nuk e besoj. E rëndësishme është që kemi luajtur si ekip.

Duhet të vazhdojmë kështu. Mbështetja e familjes time në këtë periudhë ka qenë e rëndësishme, ashtu sikurse e shokëve dhe e klubit”, është shprehur Ndoj, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë dhe pret sërish një ftesë nga trajneri Edy Reja. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!