Brescia ka arritur të gjejë golin e parë përballë Interit, duke shkurtuar shifrat në 1-2. Në minutën e 76-të, mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj, u aktivizua në vend të Mangraviti dhe vetëm 30 sekonda më vonë, Brescia gjeti rrjetën.
Bisoli bën gjithccka mirë nga krahu i djathtë dhe gjuan me të majtën. Goditja e lojtarit të Brescias gjen trupin e Skriniar, që shënon në portën e tij. Më pas, Ndoj merr menjëherë karton të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër kundrejt Candreva. Është hapur sfida mes Brescias dhe Interit, ku ka dhe 10 minuta lojë./abcnews.al
Serie A, java 10
Brescia – Inter 1-2
Skriniar (ag) 77’ / Martinez 23’, Lukaku 65’