Me nisjen e pjesës së dytë, është ndezur ndeshja Tirana-Egnatia. Bardheblutë shënuan në minutën e 51-të me Taulant Seferin shumë bukur nga jashtë zonë.
Në të njëjtën mënyrë u përgjigj 6 minuta më pas Egnatia me Demir Imeri. Ish-sulmuesi i Vllaznisë goditi shumë bukur në pozicion të prirët dhe barazoi ndeshjen me shifrat 1-1. Pak minuta më pas ishte Taulant Seferi, i cili shënoi sërish për Tiranën.
Gjyqtari Laver Alla mori 6 minuta e 50 sekonda për të verifikuar golin dhe në fund vendosi për pozicion jashtë loje të Xhixhës, i cili sipas tij ka penguar rrezen e portierit për të neutralizuar goditjen. /abcnews.al