VIDEO/ Ndëshkoi Vllazninë dhe nuk festoi, shkodrani Pusi ka një mesazh

schedule11:36 - 12 Korrik, 2020

schedule 11:36 - 12 Korrik, 2020

Skënderbeu triumfoi në fund kundër Vllazninë dhe ndihmën e dhanë dy shkodranë. Njëri ishte Lekaj, i cili gaboi, kurse tjetri Belajdi Pusi. Ky i fundit, në janar la kuqeblutë në kërkim të minutave dhe një eksperience të re dhe tani është pjesë e korçarëve.

Pusi, në minutën e fundit të kohës së rregullt, shënoi në portën e Alen Sherrit dhe i dha tre pikët Skënderbeut. Për të ishte goli i parë me fanellën bardhëkuqe, ndërkohë që në Superiore kishte provuar të realizonte dy vite më parë me Vllazninë, kundër Lushnjës.

https://streamable.com/i9qmow

Sulmuesi 22-vjeçar nuk festoi në respekt të skuadrës së qytetit të tij, ndërkohë që në llogarinë e tij në “Facebook” ka postuar golin e shënuar, shoqëruar edhe me një mesazh: “Zoti e shpërblen punën dhe sakrificën tuaj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!