Po zhvillonin një ndeshje të madhe, ku pati edhe goxha mundësi shënimi, mirëpo goli i parë i sfidës ka ardhur nga kundërshtarët, me Hungarinë, që ka kaluar e para në avantazh, ndaj “Dardanëve” të Kosovës, në miqësoren, që po zhvillohet, në “Puskas Arena”, të Budapestit.
Në minutën e 58′-të të sfidës, Schafer përfiton nga një pasim i gabuar i Rrudhanit, teksa niset menjëherë drejt portës “Dardane” dhe brenda zonës pason për “yllin” e Liverpool, Dominik Szoboszlai, me këtë të fundit, që nga brenda zonës nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al