Fitore e çmendur e PSG-së përballë St Etien. Sfida e luajtur në “Parc des Princes” nuk ishte zhbllokuar akoma deri në minutën e 78-të, por përfundoi me triumfin 3-2 të djemve të Mauricio Pochettinos.
? Final whistle! Big win for @PSG_English at the last minute in a crazy game!#PSGASSE pic.twitter.com/Mkd8rUj0lJ
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) April 18, 2021
Fitorja e sotme e ka ngjitur PSG në kuotën e 69 pikëve, një më pak se Lille kryesuese. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Denis Bouanga, por PSG reagoi menjëherë dhe Kylian Mbappe riktheu baraspeshën në aksionin pasardhës.
https://streamable.com/tmfzkg
Ylli francez gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 87-të, por emocionet nuk kishin mbaruar. St Etiene realizoi një tjetër gol në minutën e dytë shtesë. Autori ishte sulmuesi Romain Hamouma.
U duk se gjithçka përfundoi në barazim, por Mauro Icardi shënoi në minutën e pestë shtesë dhe në kampin kryeqytetas shpërtheu festa e madhe. /abcnews.al


