Vatra e zjarrit që u shënua një ditë më parë në territorin e bashkisë Dropull në Gjirokastër është shuar plotësisht.
Ndërhyrja nga ajri u krye nga dy avionë të mbërritur nga Greqia.
Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në banesa edhe pse në fshatin Lugar flakët ishin shumë pranë banesave.
Lexo edhe: “Zjarret ishin 13 metra të larta”, kryebashkiaku i Dropullit informon mbi situatën: Janë djegur kullotat dhe një stan
Ende nga strukturat përgjegjëse nuk ka një raport përfundimtar, por dëmi mjedisor është i konsiderueshëm. Paraprakisht mendohet se janë shkrumbuar rreth 30 ha pyje e dhjetëra të tjera kullota.
Për fikjen e zjarrit u angazhuan forcat e reparteve zjarrfikëse të Dropullit, Gjirokastrës, Libohovës dhe Memaliajt./Abcnews.al.