Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nata bëhet ditë në Greqi, fenomeni i rrallë qiellor që u pa mbrëmë

schedule10:41 - 22 Shtator, 2021

schedule 10:41 - 22 Shtator, 2021

Banorët e Greqisë qendrore dhe asaj të jugut janë bërë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë që ndodhi në orën 23:00. Mediat raportojnë se një meteor hyri në atmosferën e tokës me shpejtësi, ndërsa gjatë djegies shkaktoi një dritë të fortë, e cila ndriçoi të gjithë zonën.

Gjithçka është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve, ndërsa ndriçimi ishte edhe më i madh në zonën e Livadias, ku edhe banorët thanë se një moment nata u bë ditë.

Në raste të rralla, futja e meteorëve në atmosferë shoqërohet edhe me shpërthime të fuqishme, siç ka qenë sëfundmi edhe një rast në Rusi, por për fat të mirë, kësaj radhe për banorët e zonës mjaftoi vetëm spektakli në qiell. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!