VIDEO | Napoli zhytet në krizë, Chiesa vendimtar për Fiorentinën

schedule22:39 - 18 Janar, 2020

schedule 22:39 - 18 Janar, 2020

Është mbyllur takimi në Sao Paolo mes Napolit dhe Fiorentinës, me fitoren e pastër 0-2 të miqve. Golat nga Chiesa dhe Vlahovic i japin fitoren Fiorentinës dhe zhytin edhe më shumë në krizë rezultatesh Napolin e Gatussos.

Ndeshja nisi më mirë për Napolin, që provoi të kalonte e para në avantazh. Megjithatë, goli mungoi dhe Fiorentina përfitoi. Një aksion model i miqve konkretizohet me gol nga talenti Chiesa, i cili gjuan në mënyrë të çuditshme me këmbën e djathtë, por mjaftueshëm për të gjetur rrjetën.

Pjesa e parë, u mbyll me rezultatin 0-1. Kur dukej se në të dytën Napoli do të përmbyste, ishin sërish miqtë ata që shënuan. Vlahovic gjen rrjetën në minutën e 74-ët dhe mbyll përfundimisht historinë e takimit. Fiorentina dhe Napoli kanë nga 24 pikë, dhe ndajnë vendet  e 12 dhe 13./abcnews.al

Serie A, java 20

Napoli – Fiorentina  0-2
Chiesa 26′, Vlahovic 74′