VIDEO | Napoli rikthehet te suksesi, Balotelli nuk i mjafton Brescias

schedule14:27 - 29 Shtator, 2019

schedule 14:27 - 29 Shtator, 2019

Mario Balotelli ka gjetur golin e parë me Brescian, por nuk mjaftoi për të evituar humbjen kundër Napolit në San Paolo. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Dries Mertens dhe Kostas Manolas.

Belgu shfrytëzoi një asist të Callejon në minutën e 13-të, duke zhbllokuar ndeshjen. Ekipi i Ancelotti shënoi sërish pas 5 minutash, por VAR-i anuloi golin e Manolas. Greku nuk hoqi dorë dhe shënoi me kokë në minutat shtesë të pjesës së parë.

Brescia u rikthye në lojë me golin e Balotellit, i cili shënoi me kokë pas një goditje këndi të ekzekutuar nga talenti Tonali. Miqtë morën zemër dhe tentuan barazimin, por edhe pse u akorduan 7 minuta shtesë Napoli ia doli të administronte avantazhin dhe të siguronte trepikëshin pas asaj humbje befasuese kundër Cagliarit në mesjavë.

Elseid Hysaj e nisi ndeshjen nga stoli. Shkodrani u hodh në fushë nga Ancelotti 14 minuta përpara fundit dhe zuri vendin e Maksimovic. Nënkampionët ngjitën përkohësisht në vend të katërt me 12 pikë dhe janë 6 pikë larg kreut. Humbja e katërt për këtë sezon për “Dallëndyshet”, që renditen në vend të 14-të me 6 pikë. /abcnews.al

Napoli – Brescia 2-1
(Mertens 13’, Manolas 45+5’ / Balotelli 67’)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!